Mourinho habit me zgjedhjen e lojtarit më të mirë që ka drejtuar
11/09/2017
Mourinho habit me zgjedhjen e lojtarit më të mirë që ka drejtuar
Jose Mourinho ka zbuluar për “The Times” lojtarin më të mirë që ka pasur në drejtimin e tij dhe për çudi nuk është asnjëri prej atyre që pritej.

Trajneri portugez ka pasur në skuadër yje si Cristiano Ronaldo, Ibrahimovic, Etoo, Shevchenko apo Kaká, por Mourinho nuk vë askënd përpara serbit Nemanja Matic.

“Nuk mund të them se kam punuar me dikë më të mirë sesa Matic në karrierën time. Gjithmonë është sjellë në mënyrë shembullore. Kur isha te Chelsea, e futa në lojë në minutën e 45 dhe e hoqa në minutën e 75. Ditën tjetër, Nemanja nuk erdhi për të bërë sherr me mua, por tha që e kishte fajin vetë, edhe pse ajo që kisha bërë nuk i kishte pëlqyer aspak”, tregon Mourinho.

Portugezi shtoi se tashmë, Matic është një nga njerëzit e tij më të besuar dhe se është nga ata persona me të cilin do të mbajë kontakte edhe kur të mos jenë në një skuadër.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.