Tjetër fitore për Napolin, Bologna mundet 3-0
10/09/2017
Tjetër fitore për Napolin, Bologna mundet 3-0
Napoli vazhdon me paraqitjen pozitive në Serie A. Të kaltërit e Maurizio Sarri-t arrijnë fitoren e 3-të radhazi në po kaq javë kampionat, pasi fitojnë në fushën e Bolognas me rezultatin 3-0.

Edhe pse mendohej se Napoli do ta kishte të lehtë, në fakt takimi zhbllokohet vetëm në pjesën e dytë, me Jose Maria Callejon që shënon në minutën 66-të.

Më pas pasojnë golat e Mertens minutë 83 dhe të Zielinski 88. Të kaltërit arrijnë kuotën e 9 pikëve, duke u renditur në vendin e dytë, ndërsa Bologna mbetet me 4 pikë në vendin e 9.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.