Zhgënjen Partizani, Laçi e mposht me 10 lojtarë

10/09/2017

Partizani dhe Mark Iuliano bëjnë një debutim të hidhur për sezonin e ri të Kategorisë Superiore, të kuqtë u mposhtën në “Selman Stërmasi” nga Laçi 0-2 në një ndeshje ku gabimet në mbrojtje u shfrytëzuan mjaft mirë nga kundërshtarët e tyre.

Pjesa e parë përfundoi 0-0 me Partizanin që pati volum loje, por rastin më të mirë pati atë të Sukajt në minutën e 30. Edhe në pjesën e dytë partizani u hodh në sulm duke lënë hapësira në mbrojtje që Laçi i shfrytëzoi në minutën e 58 kur shënoi me Kallakun me këtë të fundit që përfitoi edhe nga një dalje e gabuar e Xhikës.

Partizani reagoi dhe iu afrua golit të barazimit në 2-3 raste, por ai që e gjeti atë ishte sërish Laci dhe këtë radhë ai që ndëshkoi të kuqtë ishte Eskarda.

Minutat e fundit Laçi i luajti me 10 lojtarë pasi Ademir u ndëshkua me karton të kuq, por në fund rezultati mbeti 0-2 për laçianet që morën 3 piket e para në kampionat.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.