Milan i ri, "avaz" i vjetër, Lacio shkërrmoq "Kuqezinjtë"

10/09/2017

Milan i ri, avaz i vjetër, Lacio shkërrmoq Kuqezinjtë
Në provën e parë të vërtetë për këtë sezon, Milani “mbret i merkatos” verore jo vetëm që është mundur, por e ka bërë këtë edhe thellësisht.

Lacio e Igli Tares dhe Thomas Strakoshës shkatërroi “Kuqezinjtë” me rezultatin 4-1. Musacchio dhe Bonucci, dy prurjet e cilësuara si më të goditurat në qendrën e mbrojtes së Milanit dështuan në markimin e Ciro Immobiles.

Sulmuesi i kombëtares italiane shënoi fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 38 dhe katër minuta më vonë vulosi rezultatin për pjesën e parë.

E dyta nisi me të njëjtën melodi. Tre minuta nga starti, Immobile “merr topin” në shtëpi pasi realizon tripletën. Milani çoroditet dhe dy minuta më vonë është Alberto ai që realizon “pokerin” lacial.

Sinjalin e parë Milani e dha në minutën e 56-të, kur Montolivo shënon pas një goditjeje të pasaktë të Calhanoglu. U duk sikur këtu do të niste kundërpërgjigjja, por përpjekjet ishin mjaft të vakta dhe të paqarta, sidomos në fazën sulmuese, ndërkohë që në anën tjetër Lacio me Immobilen kundërsulmon rrezikshëm dhe i afrohet në disa raste golit të pestë.

Në minutat shtesë, Parolo merr kartonin e dytë të verdhë dhe largohet me të kuq, karton që dëmton më shumë skuadrën për ndeshjen e javës tjetër, pasi me tre gola avantazh nuk u vu asnjëherë në pikëpyetje fitorja e Lacios.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.