Transformimi edhe gjatë shtatzanisë
16/08/2017
Transformimi edhe gjatë shtatzanisë
Një mama e dy fëmijëve pretendon se ndryshe nga pjesa më e madhe e femrave shtatzëna ajo ka rënë në peshë gjatë muajve që zakonisht gratë shtojnë kilogramë.

24-vjeçarja britanike Cassy Smith, peshonte 95 kilogramë para se të mbetej shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, por ajo pretendon se gjatë kësaj periudhe ka humbur 44 kilogramë dhe fëmija ka lindur i shëndetshëm.

Ajo tregon se gjatë shtatzënisë së parë shtoi jashtëzakonisht shumë në peshë dhe 3 muaj pas lindjes së fëmijës së parë, ajo mbeti shtatzënë sërish, por këtë herë kishte vendosur që hiqte kilet e tepërta.

Ajo pretendon se ka mbajtur një dietë strikte me koncentrate të 30 frutave e perimeve të ndryshme, duke shkuar nga 95 kg në 51 kg në muajin e 7 të shtatzanisë.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.