Bën shaka me kundërshtarin, karton i kuq për Kaka’ (Video)
13/08/2017
“Paqësori” Kaka’ është ndëshkuar me karton të kuq në kampionatin amerikan të futbollit për “sjellje të dhunshme”, pasi bëri shaka me një kundërshtar.

Në minutën e 97 të ndeshjes mes New York Red Bulls dhe Orlando, Kaka’ duke qeshur i vendos duart në fytyrë Collinit, ish-shok skuadre i brazilianit në Florida.
 
Arbitri, për habinë e të gjithëve, e ndëshkoi me karton të kuq për këtë gjest dhe ky vendim ka shkaktuar shumë polemika, pasi u mor pasi gjyqtari u konsultua me VAR-in.

Kaka’ dhe Collin u munduan t’i shpjegonin episodin, duke i thënë arbitrit se po bënin shaka, por vendimi ishte marrë tashmë.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.