Spektakël dhe gola, pronarët mbështesin Arsene Wenger
12/08/2017
Spektakël dhe gola, pronarët mbështesin Arsene Wenger
Shefi ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis e mbështeti sërish publikisht trajnerin e skuadrës londineze Arsen Wenger, veteranin e pankinës që pas shumë dilemave këtë vit vendosi të rinovonte kontratën.

Topcinjtë fituan përmes spektaklit dhe golave në Emirates Stadium ndaj Lester Sitit në premierën e kampionatit, një ndeshje që forcoi bindjet e aksionerëve se Venger ishte zgjedhja e duhur.

'Po jetojmë në një shoqëri ku inkurajohet hedhja poshtë e të vjetrës dhe blerja e gjërave të reja, por ne mendojmë gjithmonë për kualitetin, eksperiencën dhe suksesin e një klubi me përmasa të Arsenalit. Duam në pankinë dikë që të përfaqësojë vlerat tona si skuadër dhe tifozët tanë. Dikë që të aplikojë spektakl;in dhe futbollin sulmues e tërheqës si Venger" tha shefi ekezkeutiv i Arsenalit.

"Nëse shikon rreth botës nuk gjen kandidatë më të mrië se venger. Nuk ishte një cështje sentimentale fakti që i dhamë një kontratë të re, dhe faktit që ai është besnik prej 20 vjetësh. Ai do ta cojë ekipin tonë përpara" tha Ivan Gazidis.

Arsenal e nisi fushatën e Premier Ligës me suksesin ndaj Lester Sitit, dhe në dy vitet e fundit ka fituar trofe, FA Cup dhe Komunity Shield, që është ekuivalenti i superkupës kombëtare në vendet europiane.



/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.