Raporti i Ramës për Elbasanin: Uji dhe papunësia e të rinjve, problem
11/08/2017
Në qarkun e Elbasanit, kryeministri Rama njoftoi se janë zhvilluar 24 dëgjesa me më shumë se 3000 banorë.

Shqetësimi kryesor, i ngritur prej tyre është mungesa e furnizimit me ujë në bashkitë e Elbasanit, Librazhdit dhe Belshit si dhe në 7 njësi administrative Bradashesh, Gracen, Tregan, Shushicë, Shirgjan, Funarë dhe Zavalinë.

Papunësia e të rinjve është problem i dytë më shqetësues për Elbasanit. Në raportin e dëgjesave të kryeministrit, renditet edhe nevoja për investime në sistemin e vaditjes në 4 njësi administrative dhe bashkitë Belsh e Cërrik, por edhe investimet në rrugët dytësore.

Në raport nuk mungojnë problemet me pronësinë e tokës dhe mbivendosjen e pronës. Por banorët kërkojnë më shumë vëmendje edhe për zhvillimin e bujqësisë e blegtorisë.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.