Rruga e Arbrit, Rama: Ofertat deri më 2 tetor. Qytetarët, asnjë taksë
11/08/2017
Rruga e Arbrit, Rama: Ofertat deri më 2 tetor. Qytetarët, asnjë taksë
Përmes një statusi në Facebook, kryeministri Rama ka komentuar hapjen e tenderit për rrugën e Arbrit.

Në profilin e tij, Rama është shprehur se hapja e tenderit shënon fundin e zvarritjeve disavjeçare për këtë aks të rëndësishëm.

“Rruga e Arbrit çel programin 1 miliard për rindërtim. Drejt finalizimit një proçes i stërzgjatur në vite që do të kurorëzohet, siç është premtuar, brenda vjeshtës me nisjen e punimeve. Është çelur dje koncesioni për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit, me një vlerë prej 33,6 mld lekë të reja. Ofertat do të priten deri në dt 2 tetor 2017 dhe komisioni do të shpallë fituesin brenda 60 ditëve nga data e mbylljes së ofertës. Për kalimin me automjet në këtë aks nuk do t’ju duhet të paguani asnjë tarifë”, ka thënë Rama.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.