Christian Panucci, trajneri i ri i kombëtares

18/07/2017

Christian Panucci, trajneri i ri i kombëtares
Merr fund telenovela e gjetjes së një pasuesi për Gianni De Biasin, në krye të Kombëtares shqiptare të futbollit dhe Christian Panucci është përzgjedhur për të drejtuar kuqezinjtë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, në orët e vona të së hënës, është arritur akordi mes Panuccit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ai është përzgjedhur mes një morie emrash si Sedorf, De Kanio, Malesani, Zenga, etj, që u kontaktuan nga FSHF, për të marrë drejtimin e kombëtares.

Në karrierën si futbollist, Panucci numëron një sërë klubesh me emër si Milan, Real Madrid, Inter dhe Roma, ndërsa si trajner, ka vetëm një eksperiencë si ndihmës i Fabio Capello-s, në Botërorin e vitin 2014, me kombëtaren Ruse.

Kjo do të jetë eksperienca e parë e Panuccit si trajner i parë dhe do t'i duhet të zëvendësojë një emër si Gianni De Biasi, i cili la gjurmë në futbollin shqiptar.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.