Inter, takim për merkaton
17/07/2017
Inter, takim për merkaton
Pasi ka stërvitur Interin për më shumë se dhjetë ditë, Luciano Spalletti i ka idetë e qarta për merkaton dhe ka kërkuar takim me drejtuesit.

Ai ka darkuar sonte me Piero Ausilion dhe Walter Sabatinin, ku po diskutojnë të gjitha alternativat e mundëshme të merkatos.

Emrat e Keita Balde dhe Matias Vecino janë ata, të cilët duken më pranë Zikaltërve, por për këta duhet të japë konfirmim trajneri zikaltër.

Edhe më herët, Spalletti ka bërë të ditur se pret 4-5 përforcime, ku përfshihet një qendërmbrojtës, një mbrojtës krahu, një mesfushor dhe minimumi një sulmues anësor.

Në krye të dëshirave të trajnerit qëndrojnë Nainggolan, Vidal dhe Di Maria, tre futbollistë që do të jetë e vështirë të lihen të lirë nga klubet e tyre.

Krahas takimit të sotëm, Spalletti do të takohet edhe neser me pronarin kinez të Interit, Zhang Jindong, të cilit pritet t'i kërkojë të  realizim të dëshirave të merkatos.

Ndërkohë, sa i ëprket merkatos në dalje, Ivan Perisiç është shumë pranë largimit për te Manchester United.

Anglezët kanë rritur ofertën në 53 milionë euro, kundrejt 55 që kërkojnë zikaltrit dhe palët janë më pranë marrëveshjes se kurrë.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.