“Koordinatorja”, pranga 28-vjeçares në Elbasan
17/07/2017
“Koordinatorja”, pranga 28-vjeçares në Elbasan
Agjentët e antikrimit financiar të Elbasanit kanë finalizuar pasditen e së hënës operacionin e koduar “Koordinatorja”.

Në kuadër të këtij aksioni është arrestuar shtetasja me inicialet K.K, 28 vjeçe, nën akuzat e mashtrimit dhe ndikimit të paligjshëm tek personat që mbajnë poste publike.

Burime policore bëjnë të ditur se, 28-vjeçarja vendoste kontakte me njerëz të ndryshëm të cilëve u premtonte vende punë në administratën shtetërore në këmbim të shumave të mëdha nga 500 deri në 2 mijë euro.

Burimet shtojnë se këtë aktivitet ajo dyshohet ta ketë ushtruar në periudhën maj 2016 - mars 2017.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.