Droga në Llakatund, arrest me burg për 7 të arrestuar

17/07/2017

Droga në Llakatund, arrest me burg për 7 të arrestuar
Gjykata e Vlorës ka dhënë këtë të hënë masën e sigurisë për 9 personat e arrestuar në fshatin Drithas, ku më 14 korrik u sekuestrua sasia rekord prej 15 tonë lëndë narkotike.

Trupa gjykuese ka vendosur masën “arrest me burg” për 7 nga të arrestuarit, një “detyrim paraqitje”, ndërsa ka lënë të lirë një person.

Konkretisht, arresti ka prekur shtetasit:

Lirim Lamaj, 49 vjeç, inspektor në komisariatin e policisë së Vlorës;
Astrit Lamaj (vëllai i Lirim Lamaj), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas;
Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas;
Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas;
Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas;
Rakip Arapaj
, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas;
Elion Tafili
, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund.

Ndërkohë, për inspektorin tjetër të policisë, Avdyl Sinanaj, i akuzuar për shpërdorim detyre në cilësinë e efektivit të zonës, është vendosur masa “detyrim paraqitjeje”. Ndërsa Balil Gjata, kryeplak i fshatit Drithas, është lënë i lirë.

Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtaret Albana Selmanaj dhe Elona Mihali dhe është zgjatur pasi të arrestuarit janë njohur edhe me akuzat e prokurorisë për sasinë e lëndës narotike të sekuestruar.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.