Makina përplas një 18-vjeçar në Tiranë

17/07/2017

Makina përplas një 18-vjeçar në Tiranë
Një aksident me një person të plagosur ka ndodhur në mesditë në kryeqytet. Mësohet se një 18-vjeçar është përplasur nga një automjet në rrugën e “Don Boskos”.

Policia ka bërë të ditur se shtetasi A. N., 18 vjeç ka qenë duke kaluar rrugën, ndërkohë që është përplasur nga mjeti i tipit “Volkswagen”, i cili drejtohej nga shtetasja M.F.

18-vjeçari është transportuar me ambulancë në spital, ku po i jepet ndihma e duhur mjekësore. Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në ambientet e policisë drejtuesen e mjetit për veprime të mëtejshme proceduriale.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.