Ibrahimovic refuzon Amerikën, Chelsea në “gjurmët” e Agueros

17/07/2017

Ibrahimovic refuzon Amerikën, Chelsea në “gjurmët” e Agueros
Pavarësisht ofertës së ardhur nga Los Angeles Galaxy, gjiganti suedez Zlatan Ibrahimovic duket i vendosur për të ardhmen e tij të cilën e sheh të Manchester United.

Sipas mediave britanike, sulmuesi do ta refuzojë ofertën e amerikanëve të Los Angeles Galaxy, pasi kërkon të triumfojë në Premier League. Vetëm pak ditë më parë, trajneri Mourinho e la të hapur derën për rikthimin e suedezit, që po rikuperohet nga dëmtimi në gju.

Ndërkohë te Chelsea, pas largimit të Diego Costas, Antonio Conte ka gjetur golashënuesin e ri të ekipit. Trajneri i italian kërkon Sergio Aguero nga Manchester City, duke e kthyer sulmuesin në prioritetin e merkatos. Blutë kanë marrë edhe miratimin e “citizens” dhe Pep Guardiolës, që të nisin bisedimet me argjentinasin.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.