“Bukoviç”,  sekuestrohen 4 kg heroinë dhe 32 kg kanabis
17/07/2017
Policia e Shkodrës ka sekuestruar në kufirin me Malin e Zi 4 kg heroinë dhe 32 kg hashash.

Në sajë të operacionit të koduar “Bukoviç”, sasia e drogës u gjet në vendin me të njëjtin emër, në Malësinë e Madhe, rreth 100-150 m larg kufirit të gjelbër. Policia kishte marrë informacion për transportin e drogës dhe është vënë në ndjekje të dy personave.

Pasi kanë kuptuar se ishin në ndjekje, dy të rinjtë nga Shkodra, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimeve, kanë braktisur lëndën narkotike dhe kanë mundur të largohen duke përfituar nga terreni i vështirë malor dhe shkurret e dendura.

Dy të rinjtë nga Shkodra janë shpallur në kërkim nga policia.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.