Plagosje me thikë në Durrës, arrestohet autori
17/07/2017
Plagosje me thikë në Durrës, arrestohet autori
Një 30-vjeçar mbeti i plagosur me thikë një ditë më parë në lagjen Nr.12 në Durrës.

Policia bën të ditur se ka vënë në pranga shtetasin Mariglen Berahi 27 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Shijak, i dyshuar si autor i plagosjes me thikë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku pas një konflikti të çastit për motive të dobëta 27-vjeçari ka tentuar të vrasë me thikë, duke e goditur në trup shtetasin E.R. 30 vjeç, banues në Durrës.

Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.