Kampionët e botës mposhtin Australinë
19/06/2017
Kampionët e botës mposhtin Australinë
Edhe pse me vështirësi, Gjermania, kampionia në fuqi e botës, e ka nisur me fitore Kupën e Konfederatave që po zhvillohet në Rusi.

Gjermania mposhti me rezultatin e ngushtë 2-3 Australinë. Stindl dhe Draxler ishin autorë të dy golave në pjesën e parë për kombëtaren e drejtuar nga Joachim Low, ndërsa për Australinë shënoi Rogic.

Goretzka shënoi edhe golin e tretë për gjermanët, vetëm pas 3 minutash nga pjesa e dytë, duke krijuar idenë se ndeshja ishte mbyllur, por Juric ngushtoi shifrat vetëm 10 minuta më pas.

Megjithatë, australianët nuk mundën të shënonin golin që do t’u jepte një pikë ndaj kampionëve të botës, të cilit i bashkohen në krye të grupit Kilit me 3 pikë. Gjermania është në një grup me Kilin dhe Kamerunin.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME





Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.