Scotland Yard: Do t’i mbrojmë myslimanët. Khan kritikon qeverinë
19/06/2017
Scotland Yard: Do t’i mbrojmë myslimanët. Khan kritikon qeverinë
Scotland Yard ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj besimtarëve myslimanë në Londër, duke deklaruar qartë se do ta mbrojë këtë komunitet.

Ka qenë vetë komandantja Cressida Dick që ka dhënë këtë garanci e që e ka cilësuar ngjarjen si një “akt të pastër terrorist”.

Drejtuesja e agjencisë prestigjoze policore ka bërë me dije se në ditët e ardhshme do të rritet mbikëqyrja në vendet e përdorura nga komuniteti mysliman për lutjet.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan. Khan i ka drejtuar një apel qeverisë qendrore që të mos shkurtojë më fondet për policinë.

“Kam 13 muaj që shpreh shqetësimin tim për burimet financiare të policisë metropolitane. Mesazhi im për qeverinë është se, planet tuaja për shkurtimin e 400 milionë stërlinave të buxhetit të policisë është i papranueshëm”, ka thënë Khan.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.