Kylian Mbappe, i vendosur për të ardhmen

19/06/2017

Kylian Mbappe, i vendosur për të ardhmen
Sulmuesi 18-vjeçar francez, Kylian Mbappe mbylli një sezon të jashtëzakonshëm me Monaco-n, duke arritur të realizojë 26 gola dhe të shumta janë klubet që kërkojnë ta “rrëmbejnë” atë.

Por talenti francez duke se i ka të qarta idetë e tij. “Marca” zbulon se gjatë takimit të së enjtes së kaluar në Palma de Mallorca me presidentin e klubit francez, Dmitry Rybolovlev, 18-vjeçari i ka shprehur atij se dëshiron vetëm Realin e Madridit.

“Ose te Reali, ose qëndroj te Monaco”, mendohet t’i ketë thënë Mbappe presidentit të klubit, të paktën sipas “Marca”-s.

Në rast të një largimi të mundshëm të Ronaldo-s gjatë kësaj merkatoje, atëherë me shumë mundësi Mbappe do të ishte lojtari që do ta zëvendësonte portugezin. Tashmë duke parë edhe dëshirën e tij, transferimi në “Bernabeu” duket më i mundshëm.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.