Pamje nga arrestimi i agresorit në Londër...
19/06/2017
Londra u godit një ditë më parë nga një tjetër sulm, të cilin kryeministrja Theresa May deklaroi se ishte i një linje me të gjitha aktet e tjera terroriste, si dhe një sulm i neveritshëm ndaj lirisë së kultit.

Një 48-vjeçar, tashmë i arrestuar nga policia, u fut me furgon mbi njerëzit e mbledhur pranë një xhamie në veri të Londrës. Një person mbeti i vrarë, ndërsa 10 të tjerë u plagosën.

“Kur personi doli nga mikrobusi e u përpoq të largohej, gjatë të gjithë kohës thoshte: dua të vras myslimanë! E qëllova në bark, pastaj erdhën edhe djem të tjerë. E mbërthyem në tokë dhe e mbajtëm aty pa lëvizur, derisa erdhi policia”, tha Khalid, dëshmitar okular.

Ndërkohë, janë publikuar edhe momentet e arrestimit të agresorit, i cili duket me një sy të nxirë.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.