HEC me koncesion, Energjitika shpall fituesit në Dibër dhe Fier
19/06/2017
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka shpallur dhënien me koncesion të hidrocentraleve të vegjël në zonën e Dibrës dhe Fierit.

Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar shprehjen e interesit në buletin zyrtar që mban datën 19 qershor, ndërkohë që afati i fundit i dorëzimi të ofertave dhe shpallja e fituesve bëhet më 17 korrik të këtij viti. Aplikimi do të jetë në formë elektronike.

Sipas dokumenteve të publikuar investimi duhet të jetë tërësisht privat, ndërsa koncesionet zgjasin 35 vite dhe janë të tipit, ndërtim-operimin-transferim.
Hidrocentralet do të ndërtohen në perroin  e Luses në Dibër, dhe tjetri në rezvuarin e ndërtuar tashmë të Thanës në qarkun e Fierit.

Kriteret e përzgjedhjes së fituesve fillojnë me fuqinë e instaluar, tarifën koncesionare, analizën ekonnomike për të vazhduar me kapacitetin financiar, ndikimin në mjedis etj.
Në buletinin e një jave më parë ministria pati shpallur dhënien me koncesion të një tjetër hidrocentrali të vogël në Kukur të Gramshit.


Kriteret e përzgjedhjes së fituesit

Fuqia e instaluar 25 pikë
Tarifa Koncesionare 15 pikë
Analiza ekonomiko-financiare 15 pikë
Kapaciteti financiar 13 pikë
Ndikimi ekologjik dhe social 13 pikë
Lidhja me sistemin elektroenergjetik 10 pikë
Koha e zbatimit te punimeve 6 pikë
Kosto njësi per makineritë e pajisjet 3 pikë



/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.