Aksident në Marikaj, përplaset 5-vjeçari

19/06/2017

Aksident në Marikaj, përplaset 5-vjeçari
Një 5-vjeçar është aksidentuar për vdekje rreth mesditës në rrugën dytësore në Marikaj.

Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se rreth orës 12.35 në rrugën dytësore Marikaj, automjeti tip “Ford” i drejtuar nga N. A, ka aksidentuar O.K, 5 vjeç dhe më pas ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anës saj.

I mituri është transportuar menjëherë në spital por ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes së marë. Hetimet kanë nisur për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme porceduriale.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.