Pushuesit nuk duan të largohen nga interneti
19/06/2017
Pushuesit nuk duan të largohen nga interneti
Asnjë detox nga teknologjia në pushime, ku shkon me smartphone apo tablet me vete.

57% e pushuesve, në fakt, duan të qëndrojnë të lidhur edhe në plazh. 52% kalojnë të paktën një orë në ditë me pajisjet e lidhura me internet për të biseduar, kontrolluar email apo për të shkruar në rrjetin social. Kështu bën të ditur studimi “Desintoksimi dixhita:të relaksohesh, qetësohesh dhe stakohesh” e shoqërisë së sigurisë informatike McAfee.

Në bazë të hetimeve, të bërë mbi 2 mijë persona nga mosha 18 deri në 55 vjecv, 54% e kampionit nuk reziston të paktën një ditë pa dërguar një mesazh. 38% nuk lejon të kalojnë 24 orë pa hedhur një sy emailit të punës apo personal, apo një e katërta pranon se kontrollon në mënyrë konstante postën elektronike gjatë ditës. Varësia edhe nga rrjeti social: 37% nuk reziston dot pa publikuar gjatë pushimeve.

Ndërsa stakimi nga laptopi nuk është problem, pasi 72% i lënë në shtëpi, dhe vetëm 27% do të ishin të gatshëm të largoheshin nga smartphone. Të jenë në kontakt me familjen apo miqtë është motivi i përbashkët i atyre që nuk duan të largohen nga interneti, 62%, ndërsa për ata që duan të jenë të arritshëm edhe në punë është 16%.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.