Champions, Kukësi-Sherif Tiraspol. Trepça debuton ndaj Vikingurit

19/06/2017

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për fazat kualifikuese të Champions League dhe Europa League, ku marrin pjesë edhe skuadrat e kampionatit shqiptar, por për herë të parë edhe ato të Kosovës.

Kampionët e Shqipërisë, Kukësi do të luajnë në raundin e dytë të kualifikueseve të Champions League, ku si kundërshtar do të kenë skuadrën moldave të Sherif Tiraspolit. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadreve do të luhet më 11 ose 12 korrik në Moldavi, ndërsa ajo e kthimit një javë me vonë në Shqipëri.

Në këtë edicion të Champions League do të ketë edhe skuadra kosovare. Trepça ’89 do të luajë në raundin e parë të kualifikueseve ndaj skuadrës së Vikingurit të Ishujve Faroe, ndeshje e cila do të luhet më 27 ose 28, takimi i parë, dhe ai i kthimit më 4 ose 5 korrik. Në rast kualifikimi për më tej, Trepça do të ndeshet me Hafnarfjordurin e Islandës.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.