Aksident në punë, ndërron jetë 35-vjeçari, e zuri korenti
18/06/2017
Aksident në punë, ndërron jetë 35-vjeçari, e zuri korenti
Një 35-vjeçar humbi jetën pasditen e së dielës, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ndodhi në Kodër-Kamëz, ku shoferi i një betoniereje, duke bërë manovrime me mjetin e tonazhit të rëndë, për të kryer hedhjen e betonit në banesën në të cilën po punonin, ka rënë në kontakt me një kabëll korenti dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor nisi punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.