Pogradec/ Kamioni del nga rruga, humb jetën drejtuesi

20/05/2017

Pogradec/ Kamioni del nga rruga, humb jetën drejtuesi
Një kamion ka dalë nga rruga në fshatin Slabinjë të Pogradecit, duke sjellë si pasojë një  të vdekur dhe një të plagosur.

Kamioni me targa AA 362 KK, drejtohej nga shtetasi E.M., 24 vjeç nga fshati Rëmenj, i Pogrardecit.

24 vjeçari mbeti i vdekur nga ky aksident, ndërsa u plagos pasagjeri, një 20 vjeçar me inicialet E.Z.

Këtij të fundit i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Pogradecit dhe do të dërgohet në Tiranë, për një trajtim më të specializuar.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME





Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.