“Russiagate”, këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë nën hetim
19/05/2017
“Russiagate”, këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë nën hetim
Një funksionar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, shumë i afërt me presidentin Donald Trump është përfshirë në hetimet që po zhvillohen mbi çështjen e njohur si “Russiagate”.

Lajmin e bën të ditur “Washington Post”, që nënvizon se si çështja po arrin në nivelet më të larta të qeverisë.

Gazeta, që citon burime anonime të mirinformuara, flet për një këshilltar të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë që konsiderohet si “person me interes” në kuadër të “Russiagate”.

Një zbulim, shkruan më tej gazeta, që e fut hetimin në një fazë jashtëzakonisht intensive, që do të intensifikohet edhe më tej në javët e ardhshme.

Publikimi i këtij lajmi nga “WP” vjen pak minuta pas nisjes së presidentit Trump në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit, që do ta mbajë larg Uashingtonit për të paktën 9 ditë.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.