Rikthehet shiu, e diela do jetë e freskët
19/05/2017
Fundjava, por veçanërisht ditën e diel moti do freskohet për shkak të masave ajrore më të freskëta atlantike, të cilat do të sjellin vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin.

Temperaturat do të ulen me 7 deri në 8 gradë celsius. Megjithatë, javës tjetër moti do përmirësohet dhe temperaturat do rriten në mënyrë graduale.

Por jo për shumë gjatë sepse ditën e martë deri ditën enjte, gadishulli i Ballkanit dhe vendi ynë do të mbetet i ndikuar nga masa ajri të paqëndrueshme, të cilat do të rikthejnë reshjet e shiu në orët e mesditës në zonat malore dhe zonat e ulëta.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.