Interi “bllokon” talentin 18-vjeçar deri në 2021-shin

19/05/2017

Interi “bllokon” talentin 18-vjeçar deri në 2021-shin
Andrea Pinamonti ka firmosur rinovimin e kontratës me Interin deri në vitin 2021. Zyrtarizimi është bërë i ditur nga klubi zikaltër.

“Interi është i lumtur që t’iu komunikojë se Andrea Pinamonti do të jetë zikaltër deri më 30 qershor të 2021-shit”, thuhet në komunikatën zyrtare.

18-vjeçari i vlerësuar si një nga talentet e ardhshëm të repartit të avancuar në Itali, firmosi për klubin zikaltër 2 ditë pas ditëlindjes së tij.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.