LSI: Problem koalicionet.  Vasili: Marrëveshja, garë e barabartë

19/05/2017

Kreu i LSI Petrit Vasili, e vlerësoi marrëveshjen politike mes Ramës dhe Bashës edhe pse ajo e largoi nga qeveria dhe posti që mbante.

“U arrit të evitohej katastrofa dhe qorrsokaku i rrezikshëm, nëse do të bëheshin zgjedhjet të njanshme dhe papjesëmarrjen eopzoitës. Pavarësisht tejzgjatjes tërësisht artificiale të zgjidhjes së kësaj krize, është e rëndësishme që ne më së fundmi do të kemi zgjedhje gjithëpërfshirëse, rreziku i kaosit dhe pasigurisë u evitua. Tani do të kemi zgjedhje më 25 qershor dhe tashmë mendimi dhe vlerësimi është tërësisht në duart e qytetarëve dhe këtë vendim suprem do e marrin vetëm ata duke vlerësuar qartë dhe prerë gjithçka ka bërë dhe çdo kontribut që ka dhën cdo forcë politike në këtë moment delikat për vendin. Sot do të kemi një garë të barabartë mes tre forcave kryesore politike dhe LSI sot beson akoma më shumë se dje se do të jetë me bindje të plotë dhe pa asnjë disktuim forcë e parë politike”, tha Vasili.

Një ditë më parë Vasili e komentoi jo pa ironi këtë marrëveshje për të cilën nuk e fsheh pakënaqësinë e LSI për çështjen e koalicioneve.

“Na vjen keq që u është mohuar e drejtë e përfaësimi dhe pjesëmarrjes në koalicione sipas standardeve të kodit zgjedhor disa partive që përbën problem lidhur me demokracinë e përfqaësimit dhe zgjedhjes së mënyrës së konkurimit në mënyrë të pavarur të forcave politike. LSI qartësisht nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë gjë, dhe megjithëse kjo nuk e cënon absolutisht LSI-në, megjithatë ka mbështetur krijimin e hapësirave sa më të plota”, tha ai.

LSI kishte deklaruar koalicionin me socialistët, të cilin këta të fuindit e quanin edhe strategjik, por sot pas marrëveshjes që i dha fund tensionit politik, kreu i ri i LSI Petrit Vasili e la të hapur sërish çështjen për ta diskutuar pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

“Po punojmë që të dalim forcë e parë politike. Ky është objektivi dhe këtë duam të realizojmë deri më 25 qershor, të gjithë diskutimet dhe debatet e tjera do të zhvillohen mbasi të kemi realizuar përfundimisht këtë objektv, nga i cili nuk do të kthehemi pas”, tha Vasili.



/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.