Lezhë, sekuestrohen 190 kg kanabis
19/05/2017
Lezhë, sekuestrohen 190 kg kanabis
Policia vazhdon aksionet antidrogë në të gjithë vendin. Gjatë orëve të fundit, në një operacion me emrin “Horizont”, Policia e Lezhës sekuestroi në total 190 kg kanabis si dhe arrestoi 4 persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Sasia më e madhe u gjet në Fushë-Mamurras, në një mjet tip Opel, me 153 kg të paketuara dhe gati për shpërndarje. Në pranga ranë Agron Prelaj, 40 vjeç, banues në Tiranë, Albert Haxhia, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Lek Lari, 40 vjeç, banues në Krujë.

Ndërsa pjesa tjetër u gjet në banesën e 57-vjeçarit Zef Lekaj, në fshatin Mërqi.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.