Njihuni me "Fshatin Ylber"

19/05/2017

Njihuni me Fshatin Ylber
Kampung Pelangi është një fshat me 223 shtëpi në Indonezi, i cili ka bërë një gjetje për të zhvilluar turizmin.

Banorët e këtij fshati kanë siguruar një buxhet prej rret 20 mijë eurosh, nga Këshilli i Komitetit Lokal, për të ngjyrosur fasadat e të gjithë shtëpive të fshatit.

Çdo shtëpi është ngjyrosur me të paktën tre ngjyra të ndryshme dhe tani fshati ka marrë emrin "Fshati Ylber", për shkak të fasadës së krijuar.

Kjo ide lindi si një përpjekje për të gjallëruar turizmin në fshat dhe u realizua nga puna e banorëve, ndërtuesve dhe vetë kryetarit të komunës.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.