Mbyllet çadra, Basha: Marshim drejt zgjedhjeve
18/05/2017
Rreth orës 21:30 minuta, Lulzim Basha nisi fjalën e mbylljes së çadrës së protestës. Në fjalën e fundit para mbështetësve të tij dhe në ditën e 90-të nga ngritja së çadrës, Basha tha se objektivi u arrit.

“Arritëm marrëveshjen politike për ndryshimet kushtetuese, të sistemit zgjedhor dhe të gjithë parametrave që do të dorëzojnë pushtetin e uzurpuar nga kupola e vjetër politike tek qytetarët shqiptarë”, deklaroi Basha.

Basha tha se angazhimi për reformën kushtetuese është rezultat i vendosmërisë së opozitës.

Basha thotë se beteja vazhdon dhe marshimi nis me nisjen e fushatës.

“Beteja jonë nuk përfundon këtu, kjo është vetëm nxehja dhe pas një jave ne marshojmë drejt fitores. Republika e re është realiteti që ka ardhur dhe do të jetësohet përmes qëndresës së vullnetit tonë dhe votës së qytetarëve shqiptarë drejt republikës së re më 25 qershor”, vijoi ai.
 
Sipas Bashës, “Republika e vjetër ka pranuar rrugën institucionale për t’i hapur rrugën republikës së re. Kjo është domethënia për angazhimin për reformën kushtetuese, angazhim që është flamuri i bardhë i republikës së vjetër para vendosmërisë tonë”.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.