Mesazhi i Papës, lutje për fundin e luftërave
14/05/2017
Mesazhi i Papës, lutje për fundin e luftërave
Gjatë Meshës së ditës së diel, papa Françesku kujtoi vuajtjet e njerëzve që janë prekur nga lufta dhe konfliktet në Lindjen e Mesme, ndërsa forcat e mbështetura nga SHBA vazhdojnë luftën kundër shtetit islamik në Irak.

Para një turme prej 25 000 personash në sheshin “Shën Pjetër”, papa Françesku tha se shumë njerëz të pafajshëm përfshirë të krishterë, myslimanë dhe nga grupet etnike si Jazidët, po vuajnë dhunë tragjike dhe diskriminim.

“I besoj Marisë, Mbretëreshës së paqes, fatin e njerëzve që janë prekur nga luftërat dhe konfliktet, sidomos në Lindjen e Mesme. Solidariteti im shoqërohet nga lutjet e mia, ndërsa falenderoj ata që kujdesen për nevojat humanitare”, tha Papa Françesku.

Papa gjithashtu shënoi ditën e nënës, e cila në shumë vende festohet të dielën e dytë të Majit, duke i kërkuar turmës prej 25 000 vetësh në sheshin “Shën Pjetër” që të lutej në heshtje për nënat.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.