Balla: Lojërat e 1997-s nuk duhen rikthyer në Shqipëri
21/04/2017
Balla: Lojërat e 1997-s nuk duhen rikthyer në Shqipëri
Deputeti socialist, Taulant Balla komentoi nga Librazhdi deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për bllokimin e rrugëve.

“Lojërat e vitit 1997 dhe rreziqet që ato mbartin në vetvete, nuk duhen rikthyer më në Shqipëri. Shqiptarët nuk meritojnë të kenë drejtues politik të cilët vënë interesin e tyre politik mbi interesin e Shqipërisë, sepse interesi politik i Lulzim Bashës sot është mospjesëmarrja në zgjedhje për shkak të frikes nga Vettingu dhe frikës nga rezultati i zgjedhjeve.

Të kesh frikë nga vota e popullit do të thotë të mos dish të respektosh popullin tënd, atë popull që të jep mandatin për të qeverisur.

Edhe pse nuk i marr seriozisht deklaratat e Lulzim Bashës dua t'i them se është mirë të mos i çojë ndërmend ato deklarata të papërgjegjshme që ai i hedh si shashka.

Shqiptarët sot kanë nevojë për vende pune dhe kush është kundër Vettingut është kundër vendeve të punës së shqiptarëve; kush është për qeveri teknike është kundër ekonomisë së Shqipërisë, çka do të thotë sërish kundër vendeve të punës.

Të mos ta çojë ndërmend Lulzim Basha të bllokojë rrugët. Shqiptarët kanë plot halle, njerëzit duhet të shkojnë në punë, në shkollë apo në spitale. Çdo përpjekje për destabilizim është kundër interesave të Shqipërisë”, thotë Taulant Balla.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.