Kryeministri Rama ndan lejet e legalizimeve në Kukës
21/04/2017
Kryeministri Rama ndan lejet e legalizimeve në Kukës
Kryeministri Edi Rama vijoi shpërndarjen e lejeve të legalizimit për banorët e Kukësit.

Nga qyteti veri-lindor, kreu i Qeverisë e cilësoi gjithë procesin e legalizimeve një investim për të gjithë qytetarët në Shqipëri që e kanë përfituar atë.

Kjo, sipas kryeministrit, vërtetohet nga fakti se deri më sot janë kryer nga qeveria e majtë 130 mijë legalizime, nga të cilat thuajse 95 përqind kanë qenë banesa.

Qytetarëve në Kukës, Rama u tha se procesi i legalizimit sot bëhet falas, ndërsa më parë ai i kushtonte shtetit dhe  qytetarëve shumë para për buxhetin dhe ekonominë familjare.

Ndërkohë, sot tha Rama, banesat e legalizuara janë një kapital i zhbllokuar për çdo familje për shkak se njihen edhe nga bankat.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.