Rudi Erebara fiton Çmimin Europian të Letërsisë

21/04/2017

Rudi Erebara fiton Çmimin Europian të Letërsisë
Shkrimtari Rudi Erebara është fituesi i Çmimit Europian të Letërsisë për romanin e tij të fundit “Epika e yjeve të mëngjesit”.

Çmimi Europian i Letërsisë (EUPL) është një çmim që shkon për talentet e reja në mbarë Europën dhe që nxjerr në pah pasurinë e letërsisë bashkëkohore evropiane.

Çmimi organizohet nga Komisioni Europian dhe pikërisht nga një Konsorcium i përbërë prej Federatës së Librarëve Europianë dhe Ndërkombëtarë (EIBF), Këshillit të Shkrimtarëve Europianë (EWC) dhe Federatës së Botuesve Europianë (FEP).

Në Çmimin Europian të Letërsisë marrin pjesë gjithësej 36 shtete, të ndara në 3 grupe dhe që përzgjidhen një herë në 3 vjet.

Vendet e përzgjedhura për vitin 2017 janë: Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Greqia, Islanda, Letonia, Malta, Mali i Zi, Holanda, Serbia, Turqia dhe Britania e Madhe.

Për herë të parë fituesi shqiptar i këtij çmimi ishte Ben Blushi me romanin “Otello, Arapi i Vlorës”.

/ Top Channel



MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.