Biznesi social, Ekonomi: Duhet nxitur dhe në Shqipëri
21/04/2017
Të bësh biznes jo vetëm duke menduar për fitimet personale por edhe për impaktin në mjedis dhe ndihmën në komunitet.

Kjo është forma e re që shumë biznese në botë, të mëdha apo të vogla kanë zgjedhur për të mbështetur një rritje ekonomike, ku përfitues janë shtresat më të vafëra të shoqërisë.

Shembujt vijnë nga Italia, ku një ligj i ri nxit këto lloj ndërmarrjesh, që një pjesë të fitimit të tyre ta riinvestojnë në aktivitete që rrisin punësimin dhe ulin varfërinë.

“Këto janë shoqëri, një model që mundëson që ndërmarrjet fitimprurëse të përfshijnë në statutin e tyre një shpërndarje të së mirës së përbashkët”, ka deklaruar Raul Caruso, drejtor i CESPIC.

Edhe në Shqipëri kanë nisur bizneset sociale dhe kjo është edhe në vëmendjen e qeverisë. “Shqipëria e krijoi këtë ligj duke pasur parasysh që disa ndërmarrje që janë në fushën e prodhimit të krijojnë një mundësi të vogël që punëson njerëz të varfër”, ka deklaruar ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi.

Mendohet se krijimi dhe fuqizimi i bizneseve sociale ndihmon në punësim, sidomos në zonat gjysmë urbane, urbane, por edhe ato më pak të zhvilluara në vend.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.