Dëbora bllokon Bosnjen e Serbinë
21/04/2017
Bora ka arritur deri në 1 metër në zona të ndryshme të Bosnjes dhe Serbisë, ku janë bllokuar shumë banorë dhe janë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike dhe qarkullim.

Sarajeva dhe zonat për rreth kanë qenë të parat që janë përfshirë në bllokimin e krijuar pas borës së papritur.

Degë të shumta ka rënë në sistemin e tramvajëve dhe temperaturat në minus në fund të prillit kanë ndikuar që kompanitë për pastrim të mos jnë të gatshme për reagim.

Në komunën Ljubovija në Serbinë perëndimore mbi 1000 familje kanë ngelur të bllokuar pa energji elektrike dhe autoritetet thonë se në cdo pjesë që shënon lartësinë mbidetare mbi 170 metra ka rënë borë deri në 1 metër.

Aty bora ka shkatërruar 500 shtylla elektrike. Dëmet më të mëdha që ngricat shkaktuan janë tek prodhimet bujqësore, pemët dhe të mbjellat.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.