Manchester City interesohet për Bonuccin

21/04/2017

Manchester City interesohet për Bonuccin
Manchester City është gati të bëjë çmenduri për të sjellë në “Ettihad Stadium” Leonardo Bonuccin. Lajmi bëhet publik nga e përditshmja britanike “Telegraph”, që citon burime të brendshme të “Citizens”.

“Manchester City e kërkon Bonuccin. Prej kohësh skuadra po përballet me problemin e qendërmbrojtësit, që duhet të zgjidhet në muajt e kësaj vere”, është mësuar të ketë thënë personi që vepron në brendësi të skuadrës angleze.

Problemi në këtë pikë qëndron te fakti se Bonucci sapo ka rinovuar kontratën me Juventusin dhe mund të largohet nga Torino vetëm nëse në drejtim të tij vjen ndonjë ofertë e jashtëzakonshme, e vështirë për t'u refuzuar.

Por, Manchester City nuk është vetmja skuadër që është vënë në gjurmët e Bonuccit. Interes për futbollistin e Juventusit kanë shfaqur edhe Manchester United e Chelsea, ndërkohë që shifra minimale që pretendohet nga Juventusi për kartonin e futbollistit është 60 milionë euro, e njëjta që Paris Saint Germain pagoi për David Luiz në vitin 2014.

Sipas “Telegraph”, Manchester City është gati të derdhë në arkat e torinezëve këtë vlerë për të zgjidhur përfundimisht çështjen e repartit të prapavijës. Nëse kjo lëvizje do të ndodhë, Bonucci do të luajë në vend të Kompany, i cili këtë sezon është penalizuar nga dëmtimet e shumta.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.