Kukës, rehabilitohen pallatet e 4 blloqeve të para
21/04/2017
Në Kukës ka filluar puna për rehabilitimin e fasadave të pallateve. Fazës së parë i janë nënshtruar 4 blloqe pallatesh në lagjen 3 të qytetit.

Banorët shprehen të kënaqur për këtë investim, që do i rrisë vlerën zonës.

“Ambienti tani është i mirë. Jemi të kënaqur. Shpresojmë që në të gjithë Kukësin të ketë të tilla investime”, thonë banorët.

Punimet po kryhen në sajë të projektit për shndërrimin e lagjes në një zonë urbane me infrastrukturë moderne, e cila përfshin zonat e gjelbëruara, ambiente pushimi, parqe lojrash, parkim makinash dhe trotuarë të rinj.

Besim Dragjoshi, specialist gjelbërimi, thotë: “Jemi në fazën e mbjelljes së bimësisë dekorative dhe po i afrohemi fundit të parcelës së parë. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për pengesat e mundshme gjatë punës”.

Investimi i Bashkisë Kukës kap vlerën e 16 milionë lekëve dhe së shpejti do të fillojnë punimet edhe në lagjet e tjera të qytetit.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.