Man. United, kualifikim me kosto. Ibra dëmtohet rëndë
21/04/2017
Man. United, kualifikim me kosto. Ibra dëmtohet rëndë
Manchester United ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinalet e Europa League, pasi mposhti Anderlechtin me rezultatin 2-1, pas minutave shtesë. Por, ky kualifikim ka pasur një kosto të lartë për ekipin e Jose Mourinhos, pasi dy futbollistë kanë mbetur të dëmtuar.

Mbrojtësi Marcos Rojo është dëmtuar në gju, në minutën e 24 dhe ka lënë fushën e lojës, ndërsa ende nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë jashte fushave. Rojo ishte kthyer në një titullar fiks, në qendër të mbrojtjes së Manchesterit, në muajt e fundit.

Por, më shqetësues duket se është dëmtimi i sulmuesit kryesor të ekipit, Zlatan Ibrahimoviç. Suedezi u dëmtua gjithashtu në gju, gjatë rënies nga një kërcim dhe la fushën e lojës. Analizat e para tregojnë për një dëmtim serioz të Ibrës, që pritet ta mbajë atë, rreth tetë muaj jashtë fushave të futbollit.

Suedezi 35 vjeçar është golshënuesi më i mirë i Manchesterit, me 17 gola në 28 ndeshje dhe drejtuesit e klubit ishin në negociata për rinovimin e kontratës me të , për një tjetër vit.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.