Ndoka: Çadra fitoi! S’ka zgjedhje më 18 qershor
20/04/2017
Ndoka: Çadra fitoi! S’ka zgjedhje më 18 qershor
Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka tha se është mazhoranca ajo që po i refuzon dialogun dhe konsensusin opozitës për çështjen e zgjedhjeve.

Duke folur në Top Story, ai u shpreh i bindur se më 18 qershor nuk do të zhvillohen zgjedhje.

“Është hera e parë që në këto vite pluralizëm politike që mazhoranca nuk ofron konsensus për zgjedhje. Çadra e fitoi betejën, e para më 18 qershor nuk do ketë zgjedhje sepse afati përfundoi, ra. Kryeministri bëri sot një propozim antikushtetues që tha hajde të ndryshojmë kodin zgjedhor, ndërkohë që kodi nuk ndryshon gjashtë muaj para zgjedhjeve”, tha ai.

Sipas Ndokës, zgjidhja finale është dorëheqja e Ramës, e cila sipas tij do të ndodhë.

“Kryeminisri po e reflekton dhe duke e njohur unë them se do ta pranojë dhe ai do të japë dorëheqjen”, u shpreh Ndoka.

Kreu i demokristianëve akuzoi mazhorancën edhe për Vettingun. Ai tha se shumica përjashtoi opozitën nga procesi dhe votoi vetëm gjashtë ligje të reformës në drejtësi. Ndoka akuzoi Kryeministrin se po përdor Vettingun për demagogji, ndërsa tha se ky ligj do të kalojë vetëm pas zgjedhjeve.

“Vettingu do të votohet pas zgjedhjeve kur mazhoranca të ridimensionojë qëndrimin e vet. Ishte vendimarrja e njëanshme që prishi balancat dhe humbi besimin mes palëve, kjo tregon që mazhoranca vetë nuk e ka dashur vettingun dhe ka provokuar opozitën”, u shpreh ai.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.