Toka është dy planete

20/03/2017

Toka është dy planete
Teoria e përgjithshme dhe mbizotëruese për formimin e Hënës është ajo që thotë se sateliti ynë natyror u formua si pasojë e “gërvishtjes” së planetit tonë nga një planet më i vogël i quajtur Theia me Tokën.

Sipas kësaj teorie, një masë më e vogël e këtij planeti ngeci në rrjetën e gravitetit të Tokës dhe sot ne e quajmë Hënë.

Por shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë dhanë një variant tjetër. Sipas tyre, nëse kjo teori do të qëndronte, atëherë përbërja e Hënës do të ishte krejt ndryshe nga ajo e Tokës, pasi do të ishte pjesë e planetit Theia.

Ata studiuan gurë dhe shkëmbinj hënorë të sjellë në Tokë nga misioni Apollo dhe arritën në përfundimin se izotopet e oksigjenit në Hënë janë të njëjta me ato të Tokës.

Kjo, sipas tyre, përforcon bindjen se rreth 4.5 miliardë më parë, nuk ka patur thjesht një fërkim mes Tokës dhe Theias, por ka patur një përplasje frontale, aq sa dy planetet u miksuan së bashku duke formuar një planet të ri dhe një satelit natyror të tij, që është Hëna.

“Ne nuk shohim asnjë ndryshim mes izotopeve të Tokës dhe atyre të Hënës. Janë plotësisht të njëjtë” , thotë Profesor Edëard Young, udhëheqës i studimit. Ai shton se nëse Theia nuk do të ishte përplasur me Tokën, me gjasa sot do të ishte një planet më vete.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.