Avioni përplaset me pistën, shpërthen në flakë
20/03/2017
Avioni përplaset me pistën, shpërthen në flakë
Një avion pasagjerësh u përplas me pistën për shkak të motit të keq në një aeroport në Sudanin e Jugut, mrekullisht pa shkaktuar asnjë viktimë.

Incidenti ndodhi në aeroportin e qyteti Wau, në veriperëndim të vendit, ku autoritetet lokale nuk mund të shpjegonin se si pasagjerët dolën me këmbët e tyre nga mbeturinat e avionit në flakë dhe thjesht falenderuan rastësinë fatlume apo zotin për këtë mrekulli.

Mjegulla e dendur që kishte mbuluar aeroportin nuk lejoi pilotin që të shihte pistën gjatë procedurës së uljes dhe rrjedhimisht ai llogariti keq distancën duke u përplasur dhunshëm në tokë.

Ekipet e shpëtimit që vërshuan në vendngjarje thanë se nuk prisnin të gjenin asnjë të mbijetuar pas përplasjes dhe zjarrit që përfshiu mjetin fluturues, por 43 personat në bordin e mjetit fluturues shpëtuan që të gjithë.

Pjesa më e madhe pasagjerëve janë kthyer tashmë në shtëpitë të tyre, ndërsa disa u trajtuan në spital për plagë të vogla dhe jo kërcënuese për jetën.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.