Komisioni i Ekonomisë, dështon shqyrtimi i “ekspertit fiskal”

20/03/2017

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe nuk ka lejuar zhvillimin e mbledhjes për shqyrtimin e projektligjit të ekspertit fiskal, pa praninë në këtë komision të propozuesit, deputetit Gjovalin Kadeli.

“Për tre javë me radhë Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka patur në rend të ditës pr.ligjin për ekspertin fiskal. Nuk është propozim i Këshillit të Ministrave, por i një grupi deputetësh të LSI. Propozuesit për tre javë rresht nuk janë paraqitur në komision, në këto kushte mbledhja nuk do të zhvillohet dhe unë do t’i kërkoj konferencës së kryetarëve t’u kërkojë propozuesve të ligjit ta tërheqin mbrapsht ligjin”, deklaroi Braçe.

Mungesa në komision jo vetëm e deputetëve të opozitës, por edhe të disave nga radhët e maxhorancës po mban pezull votimin e një tjetër projektligji të rëndësishëm, atij të dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit.

“Nuk kam kuorum dhe meqë jam këtu ftoj pjesën tjetër që i përket maxhorancës që të vijë në komision për të votuar projektligjin, që është i rëndësishëm dhe nëse janë të zënë, ftoj këta të tjerët që rrinë në çadër dhe që në 25 vjet nuk i dhanë këtyre personave të drejtën për dëmshpërblim”, shtoi Braçe.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.