“El Clasico” luhet më 23 prill
20/03/2017
“El Clasico” luhet më 23 prill
Tashmë është zyrtare, El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës në Santiago Bernabeu do të luhet në 23 prill.

Drejtuesit e La Ligës publikoi datat dhe orën e ndeshjeve të javës së 32 dhe 33 nga ku mësohet se skuadra merenges dhe ajo katalanase do të masin forcat e tyre në orën 20:45 të 23 prillit.

Por përpara kësaj ndeshjeje, Real Madridit do të luajë në El Molinon ndaj Sporting Gijon më 15 prill, ndërsa Barcelona në të njëjtën ditë do të presë Real Sociedad në Camp Nou, ndeshje që do të luhet në 20:45.

Sfida mes Realit e Barcelonës pritet të përcaktojë jo pak fatin e këtyre dy skuadrave që janë në një luftë të hapur për titullin kampion të Spanjës. Opsioni më i mirë si për Los Blancos ashtu edhe për katalanasit është marrja e 3 pikëve, pasi mund të vendosë shumë nëse ekipet e mbyllin sezonin me pikë të barabarta.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.