Ç’bëjnë binjakët kur ikin prindërit
20/03/2017
Ç’bëjnë binjakët kur ikin prindërit
Të kesh fëmijë është diçka e mrekullueshme, por edhe e lodhshme për prindërit.

Të dyja këto dyfishohen nëse ke binjakë. Për ta faktuar çifti nga New York Jonathan dhe Susana Balkin kanë postuar një video të filmuar nga kamera e vendosur në dhomën e binjakëve të tyre.

Një video, e cila është shndërruar në virale pas postimit të saj në Facebook. Në të dallohen djemtë të cilët nuk i zë gjumi dhe “shkatërrojnë” dhomën e tyre disa herë derisa vendosin që është momenti për gjumë.

Kjo skenë edhe pse ka qenë e lodhshme për prindërit, kur kanë parë imazhet ata janë lumturuar edhe më shumë shumë pasi kanë parë djemtë e tyre të bashkëpunojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin për të arritur qëllimet e tyre.



/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.