E kaluara e akuzuesve/ Kush janë Xhavit Seferi dhe Valbona Duka
18/03/2017
Zgjedhja e Fatmir Xhafajt për të pasuar Saimir Tahirin në postin e Ministrit të Brendshëm u shoqërua me akuza nga opozita, të cilat morën hov nga disa deklarata nga persona të ndryshëm që tregonin se si ishin dhunuar fizikisht gjatë marrjes në pyetje në Prokurorinë e Krujës, gjatë viteve ’80.

Një prej akuzuesve ishte Xhavit Seferi, i njohur edhe si Xhavit Koni. Ai tha se ishte rrahur gjatë marrjes në pyetje. Xhavit Koni sipas disa publikimeve, është nga Kruja dhe në vitin 2003 ka ndryshuar mbiemrin duke e bërë Seferi.

Dosja e tij gjatë komunizmit kur ishte arrestuar për vrasje mbetur në tentativë nuk është gjetur, por ai thotë se u dënua me 25 vjet burg, dhe se dënimi iu përgjysmua se ishte i mitur. Ndërkohë në mediat online janë publikuar të dhëna që tregojnë një dosje penale të bollshme.

Ai është arrestuar në 2009 se ka aksidentuar dy persona ndërsa ishte në gjendje të dehur, dy muaj më vonë ka kërcënuar se do të vriste një punonjës të policisë rrugore, ndërsa në maj të vitit 2010 gjykata e Shkupit i ka dhënë arrest me burg sepse akuzohej për trafikim të qënieve njerëzore, kontabandë të emigrantëve si pjesë e një grupi kriminal që kalonte emigrantë nga Shqipëria në Maqedoni, e më pas në Greqi, dhe për këtë akuzë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Akuzuesja tjetër, shkruan gazeta “Tema”, Valbona Duka ka një histori edhe më të trazuar. Ajo ka ikur nga Shqipëria duke hyrë në ambasadën gjermane, bashkë me bashkëshortin dhe dy vëllezërit e saj, 9 vitre më vonë Shkëlqim Maloku, bashkëshorti i saj vritet në Shqipëri dhe arrestohet Robert Simon Preni, i cili ndodhet në burg.

Vëllai i të arrestuarit është zhdukur dhe “Tema” shkruan se hakmarrja e Valbonës ka ardhur tre vite më vonë duke vrarë vëllanë e Prenit. Por ajo që e bën më të trazuar historinë e saj është se dyshohet të ketë urdhëruar vrasjen e një prej vëllezërve të saj, Arben Duka.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.